Tërmeti godet Kosovën

Një termet me fuqi prej 4.3 shkallë të Rihterit ka goditur Kosovën në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Tërmeti kishte epiqendër Rrafshin e Dukagjinit dhe është ndier në orën 2 e 30 minuta të së mërkurës në Pejë, Gjakovë, Burim, Deçan, Klinë si dhe në Skenderaj dhe Mitrovicë. Rreth 15 minuta më vonë është ndier edhe një termet tjetër i intensitetit më të ulët prej 2.6 shkallë të Riterit.