Termet në Shqipëri

Autori:Gazeta Fjala

Një tërmet me magnitudë 3 ballë është ndier gjatë orëve të para të ditës së enjte në qytetin e Vlorës, atë të Fierit, të Durrësit madje edhe në kryeqytet.

Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Europiane, epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Adriatik, rreth 34 kilometra në jugperëndim të qytetit të Vlorës.

Tërmeti i parë është shoqëruar edhe nga disa lëkundje më të lehta. Nuk ka të dhënë për dëme materiale.

Rreth 30 minuta para lëkundjeve të regjistruara në qytetin e Vlorës, ishulli i Kretës në Greqi është goditur nga një tërmet më i fuqishëm, 4.7 ballë, por pa shkaktuar persona të lënduar apo dëme materiale.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/termet-ne-shqiperi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala