Tërhiqet Mimoza, ia lë edhe një mandat Pacollit

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetarja e Komunës së Gjakovës njëherësh zv/presidentja e AKR-së, Mimoza Kusari-Lila, e ka pranuar se nuk do të jetë kandidate për kryetare të Aleancës Kosova e Re. Ky vendim i saj ka ardhur pasi kohëve të fundit, kryetari i tanishëm, Behgjet Pacolli, ka shprehur interesimin që të rikandidojë edhe për një mandat për president të AKR-së.

Në një intervistë për ORAinfo, Kusari-Lila, mendon se rezultati i kësaj partie në zgjedhjet e fundit nacionale, kanë ardhur si pasojë e menaxhimit të dobët të partisë, e jo për shkak të programit të kësaj partie.

“Unë besoj që z. Pacolli është kandidat dhe unë nuk do të jem kandidate për të udhëhequr AKR-në. E shoh qartë se angazhimi i tij është në potencial dhe natyrisht obligimet e Komunës janë të mëdha”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se nëse do të vinte në krye të kësaj partie, nuk do të ndryshonte asgjë në programin e saj, por vetëm në menaxhim, i cili sipas saj, ka qenë i dobë

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/terhiqet-mimoza-ia-le-edhe-nje-mandat-pacollit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala