Tërhiqen studentët, mësimi nuk bllokohet deri të enjten

Autori:Avdyl Pajaziti

Studentët e Universitetit të Prishtinës, që disa prej tyre protestuan dje para rektoratit duke kërkuar realizimin e kërkesave të tyre, nuk do të bllokojnë sot njësitë akademike siç thanë dje.

Pas deklarimit të rektorit të UP-së Ramadan Zejnullahu, se do të realizohen disa prej kërkesave të studentëve, ata janë tërhequr dhe do të presin deri të enjten.

Këtë për KosovaPress e konfirmoi Argjent Softolli, kryetar i grupit të Pavarur Studentor.

Ai tha se të enjten do të mbahet edhe mbledhja e Këshillit Drejtues të UP-së, dhe si organi më i lartë, Softolli pret rezultate.

Nëse nga mbledhja e Këshillit nuk dalin vendime për kërkesat që kanë studentët, Softolli thotë se do ndërmarrin atë që kishin planifikuar për ditën e sotme, bllokimin e njësive akademike.

Dje para rektoratit u mblodhën edhe ata që u përfaqësuan nga Parlamenti Studentor por edhe ata të Grupit të Pavarur të Studentëve.

Kërkesat e tyre janë që të kthehen afatet e jashtëzakonshme, ai i tetorit të bëhet me dy provime, ashtu siç ka qenë, ulja e kritereve, kushti për të kaluar vit in e parë me minus tri provime.

Ata gjithashtu kërkuan që të bëhet vlerësim objektiv dhe nëse duan të rrisin kriteret atëherë ata kërkojnë që të rrisin edhe mundësitë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/terhiqen-studentet-mesimi-nuk-bllokohet-deri-te-enjten/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala