Teodosije: Kosova po do t’i pushtojë shenjtoret serbe

Prizrenit në Kishën Ortodokse serbe, vlladika Teodosije ka thënë se populli serb si dhe kishtarët e tij nuk do të lejojnë, siç e ka cilësuar ai, keqpërdorimin e shenjtoreve të tij dhe se me të mjetet paqësore, por vendosmërisht, do të kundërshtojë synimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në UNESCO.
Hyrja e Kosovës në UNESCO do të ishte në kundërshtim me Rezolutën 1244 dhe ne, populli e Kisha, do ta kundërshtim. Hyrja është komprometim serioz politik i këtij institucionin, ka thënë Teodosije për gazetën e Beogradit ”Veçernje Novosti”, transmeton Koha.net.
Kishtari serb ka thekuar se “zyrtarë të Kosovës po dërgojnë me triumfalizëm foto dhe posterë të Graçanicës dhe të manastireve tona me mbishkrimin Kosova në UNESCO. Kjo pamje tregon më së miri qëllimet e tyre të vërteta e të pasinqerta”.
“Ky është një lloj pushtimi i hapët, sepse disa struktura në institucione kosovare po punojnë aktivisht në falsifikimin e historisë dhe në rrëmbimin e trashëgimisë shumëshekullore serbe. Këtë do ta kundërshtojmë me të gjitha mjetet paqësore e më së shumti me lutje dhe me shërbim ndaj Zotit”, ka thënë ndër të tjera ai.