Tenton të vetëvritet në Gjermani vetëm që të mos kthehet në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Një femër 22-vjeçare nga Kosova të enjten pasdite ka tronditur gjithë qendrën strehimore të azilantëve në Fichtelsee të Fichtelbergut në Gjermani.

Pasi i është refuzuar kërkesa e azilit, ajo ka tentuar t’ i japë fund jetës së saj.

Kështu femra shqiptare është ngjitur në çatinë e qendrës së azilantëve dhe me një thikë në dorë ka kërcënuar se do të bëjë vetëvrasje, shkruan nordbayerischer-kurier.de.

E gjithë kjo ka ndodhur sepse ajo nuk dëshiron të kthehet në Kosovë. “Ma më dëshirë dua të vdes në Gjermani sesa në Kosovë”, mësohet t’ u ketë thënë ajo prindërve të saj.

Përpjekjet e forcave të shpëtimit nuk kishin pasur sukses për ta bindur gruan shqiptare të zbresë në tokë, dersia u deshtë të vijnë zyrtarë të komunikimit dhe së bashku me policinë duke biseduar me të arritën ta bëjnë të zbresë nga çatia. Pas dy orësh 22-vjeçarja e preku përsëri tokën me këmbë. Më pas ajo iu dorëzua mjekëve për trajtim, thotë policia, njofton albinfo.ch.

Image

Në vendin e ngjarjes kishin dalë afër 50 forca shpëtimi, duke filluar prej zjarrfikësve, shërbimet e shpëtimeve, policia, emergjenca, një prift, të cilët u kujdesen edhe për familjen.

Gruaja e re shqiptare jeton që 18 muaj me prindërit dhe dy vëllezërit në një dhomë në qendrën e azilantëve afër Fichtelsee.

Sipas vëllait të saj, ajo kishte lënë në Kosovë burrin e saj të dhunshëm.

Sa ishte në Kosovë, burri e kishte kërcënuar se do ta vrasë atë së bashku më familjen e saj.

Kjo ishte edhe arsyeja pse ata vendosen të largohen. Familja kishte ardhur nëpër Hungari deri në Gjermani, por kërkesa e tyre për të fituar të drejtën e azilit është refuzuar.

Aktualisht familja ka bërë një padi kundër refuzimit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tenton-te-vetevritet-ne-gjermani-vetem-qe-te-mos-kthehet-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala