Tentim vrasje në Fushë Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 19:30 më rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj K/Shqiptarë.

Lëndime trupore kanë pësuar dy viktimat të cilët janë dërguar në tretman mjekësor.

Ndërkaq dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma e llojit Pistoletë Zastava 7.66 mm, një karikator me një fishek, dy gëzhoja të njëjtit kalibër si dhe dy thika.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tentim-vrasje-ne-fushe-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala