Tensionet në Kosovë frikësojnë konzorciumin francez

Autori:Avdyl Pajaziti

Konzorciumi francez që kishte nënshkruar kontratën për investime deri në 410 milionë euro në Brezovicë, nuk është e sigurt se dëshiron ta vazhdojë investimin.
Burime brenda kompanisë bëjnë të ditur për Telegrafin, se situata politike në vend ka ngritur shumë pikëpyetje te bordi i konzorciumit dhe se po shqyrtohet edhe mundësia për shkëputjen e kontratës, duke pranuar kështu të humbin edhe kapitalin garantues disa milionë euro.

“Ne jemi vetëm kontraktues, por na është thënë se po shqyrtohet mundësia edhe për shkëputjen e kontratës. Me sa e dimë për shkak të pasigurisë së madhe dhe situatës politike”, thotë ky burim për Telegrafi.com.

Investimi i konzorciumit francez në qendrën e turizmit dimëror planifikonte të krijonte rreth 4 mijë vende të reja të punës. Në fazën e parë, do të ndërtoheshin mbi 35 kilometra pista të skijimit dhe 7 skiliftë.

Sipas planit të investimit, nga 165 milionë ishin paraparë të investohen në tri vitet e para. Gjithashtu, implementimi me sukses i këtij projekti, vlerësohej se do të dërgonte një sinjal shumë pozitiv edhe për investitorët tjerë potencialë të vegjël e të mëdhenj që e konsiderojnë Kosovën si opsion për të investuar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tensionet-ne-kosove-frikesojne-konzorciumin-francez/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala