Tensione në KQZ mes Dakës dhe përfaqësuesve të VV’së, s’pajtohen për shtyrje të mbledhjes

Autori:Gazeta Fjala

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka propozuar që mbledhja e KQZ’së të shtyhet për dy orë, me qëllim të marrjes së dokumentacioneve shtesë nga Zyra për certifikim të partive politike, zyrë kjo që ka bërë një rekomandim me qasjen certifikim përpara përjashtimit nga lista.

Daka ka thënë se ka anëtarë të KQZ-së që s’janë të bindur që një rekomandim i tillë është i bazuar në ligj.

“Propozoj që mbledhja të shtyhet për dy orë, deri në përgatitjen e të gjithë dokumentacionit, për t’ia shpërndarë të gjithë partive politike, dhe pastaj mblidhemi”, ka thënë kryetarja e KQZ-së.

Një gjë e tillë po kundërshtohet nga përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama dhe Sami Kurteshi, të cilët po kërkojnë hedhjen në votim të rekomandimit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tensione-ne-kqz-mes-dakes-dhe-perfaqesuesve-te-vvse-spajtohen-per-shtyrje-te-mbledhjes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala