Tenderi për spote të Ministrisë së Financave është anuluar

Pas kërkesës së Agjensionit Kundër Korrupsionit për anulimin e tenderit të Ministrisë së Financave për – spotet televizive dhe mirëmbajtjen e webfaqes, kjo e fundit e ka anuluar këtë tender.
Megjithëse kërkesa e AKK-së ishte bërë publike me 15 korrik të këtij viti, ndërprerja e aktiviteteve të prokurimit ka ndodhur më datë 14 korrik pasi kësaj ministrie zyrtarisht i është adresuar më herët kërkesa nga antikorrupsioni.
“Ndërprerja e aktivitetit të prokurimit është i nevojshëm për shkak të ngjarjeve dhe/apo arsyeve objektive dhe të demonstrueshme të cilat janë jashtë kontrollit të autoritetit (sipas Opinionit ëe Agjencionit kundër korrupsionit)”, thuhet në njoftimin për anulim të tederit.
Gazeta Fjala, ka raportuar të martën për kërkesën e Agjencionit Kundër Korrupsionit, i cili ika bërë me dije kësaj ministrie se disa kërkesa për kapacitetin teknik, të cilat janë bërë nga ajo janë në kundërshtim me Legjislacionin në fuqi për prokurimin publik./Gazeta Fjala/