Tenderët elektronikë nisin në qershor

Autori:Avdyl Pajaziti

Prokurimi elektronik pritet të nisë në gjysmën e dytë të muajit qershor me blerjen e biletave të aeroplanëve, shkruan sot Koha Ditore.

Aplikimi nëpër tender në mënyrë elektronike do të jetë i pjesshëm për shkak të mungesës së ekspertizës së zyrtarëve të prokurimit për këtë mënyrë të tenderimit.

Janë përzgjedhur autoritete kontraktuese (si KEK-u e PTK-ja) më të specializuara në teknologji informative dhe tenderët ku potencialisht aplikimi bëhet edhe nga operatorë ekonomikë të informuar në këtë fushë për t’iu shmangur gabimeve teknike.

Safet Hoxha, kryetar i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thotë të jenë kryer të gjitha përgatitjet teknike për të nisur me prokurimin elektronik. Thotë se softueri dhe platforma tashmë janë finalizuar dhe mund të përdoren duke filluar nga kjo e hënë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tenderet-elektronike-nisin-ne-qershor/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala