Temperaturat zbresin, cilat janë ditët më të ftohta të javës

Autori:Gazeta Fjala

Java e fundit e janarit nga ekstremi në ekstrem.  Fillimisht më ftohtë dhe me reshje bore.  Në fundjavë sërish më butë e priten edhe reshje shiu.

Nga e mërkura dhe e enjtja do të mbajë mot i ftohtë, me vranësira të ndryshueshme, e herë-herë priten mundësi edhe për rrebeshe të dobëta bore.

Nga fundjava sërish depërtime të cikloneve mbi rajon që mundësojnë të reshura shiu, e rrymimet e ngrohta ajrore nga Mesdheu sërish kushtëzojnë mot të butë dhe rritje të temperaturave lart mbi vlera mesatare.

Moti dinamik që parashihet në ditët e ardhshme, mundëson një qarkullim të mirë ajror, e që mbanë ndotësit ajror më të shpërndarë, ndërsa cilësia e ajrit do të mbetet me indeks në vlera të mjaftueshme dhe të mira.  E nga dita e mërkurë, pasi që erërat mund të pushojnë indeksi do të kaloj edhe në vlera të dobëta.

25.01 – Reshjet e shiut vazhdojnë deri në mëngjes, vende-vende të përziera edhe me borë.  Ditën vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell.  Herë herë do të fryj erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga jugperëndimi.  Në mbrëmje reshje shiu, që më vonë shndërrohen në borë.

26.01 – Më ftohtë, kryesisht me vranësira dhe erë.  Kohëpaskohe me reshje të dobëta bore.

27.01 – Ftohtë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell.  Mundësi për rrebeshe të dobëta bore.

28.01 – Ftohtë me vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës.  Në mëngjes aty këtu me mundësi për reshje të dobëta bore.

29.01 – Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës.  Në mbrëmje vonë priten edhe të reshura shiu.

Temperaturat e ajrit në rënie.  Minimalet zbresin nga 2C deri në -6C, e maksimalet zbresin pranë 0C, e deri të premten në rritje deri në 7C.

Shtypja atmosferike pas një rënie të thellë sonte gjatë natës, në ditët e ardhshme me tendencë të rritjes mbi vlera normale.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/temperaturat-zbresin-cilat-jane-ditet-me-te-ftohta-te-javes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala