Temperaturat gjatë vikendit

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjatë ditës së sotme pritet që moti të jetë kryesisht i nxehtë.
Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e zonave me presion të lartë që do të sjellin mot të kthjellët dhe me diell.

Temperaturat minimale do të sillen nga 11C deri 13C, e ato maksimale do të rriten në 28C, të shtunën, deri në 31C të dielën. Era do të fryjë lehtë nga veriu-verilindja 1-4m/s.

Në fillim të javës, të hënën mbrëma dhe të martën sërish pritet depërtimi i masave më të freskëta ajrore që do të sjellin vranësira dhe mundësi për reshje lokale shiu.

Temperaturat maksimale, të martën sërish pritet të zbresin deri në 27C-29C, e nga dita e mërkurë, sipas tendencave të fundit, vapa afrikane pritet të shtrihet edhe mbi rajonin tonë duke sjellë rritje graduale të temperaturave edhe mbi 32C.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/temperaturat-gjate-vikendit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala