Temperaturat deri në 35 gradë

Autori:Avdyl Pajaziti

Menduam se temperaturat e larta morën fund për këtë vit, por jo. Parashikuesit e motit bëjnë të ditur se gjatë kësaj jave rikthehen temperaturat verore, dhe ato në pjesë të caktuara të rajonit do të arrijnë deri në 35 gradë celsius.

“Prishtina Weather” parashikon se gjatë kësaj jave rajoni ynë do të jetë nën ndikimin e zonave me presion të lartë, që shtrihen nga Europa verilindore dhe deri në Mesdhe, transmeton lajmi.net.

“Deri nga mesi i javës gradualisht mbi rajonin tonë, nga Afrika veriore pritet të depërtojë një valë e të nxehtit që pritet sërish të rikthejë temperatura verore, mbi vlera normale për këtë periudhë kohore”.

“Derisa vendi ynë do të ketë mot më stabil, në pjesën veriperëndimore dhe qëndrore të kontinentit pritet të depërtojnë turbullira nga Atlantiku, më saktësisht nga ish-stuhia tropikale Henri, që do të sjellin të reshura dhe erëra të fuqishme mbi 100km/h. Si rrjedhojë e këtyre turbullirave, në rajon pritet të depërtojnë vransira kalimtare, e në disa pjesë qëndrore dhe veriore të rajonit priten reshje lokale shiu”.

Temperaturat e larta/Foto ilustrim

“Mirëpo në vendin tonë, ditëve në vijim do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vransira të pjesëshme. Temperaturat do të jenë në rritje, me maksimale që pritet të ngriten në 30C deri 32C, e minimalet do të sillen nga 13C deri 16C. Erërat do të fryejnë lehtë kryesisht nga ana jugore 1-4m/s. Në pjesë të rajonit temperaturat maksimale mund të ngriten edhe deri në 35C”.

Ndërsa, këto temperatura pritet të bien gjatë fundjavës, ku do të ketë edhe reshje shiu. /lajmi.net

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/temperaturat-deri-ne-35-grade/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala