Temperaturat deri në 35 gradë celsius

Autori:Avdyl Pajaziti

Vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit të cilat burimin e kanë nga Afrika Veriore. Këto masa do të jenë të qëndrueshme në pjesën dërmuese të javës që po hymë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës, nga dita e hënë deri të mërkurën, ndërmjet 31-35 gradë Celsius.

Të enjten ka mundësi që vende-vende të ketë riga shiu.

Pjesa qendrore dhe veriore e Kontinentit do të jetë nën ndikimin e masave të paqëndrueshme të ajrit të cilat do të kushtëzojnë një mot jostabil me reshje shiu, derisa e gjithë pjesa tjetër e Kontinentit do të ndikohet nga masat e thata dhe të nxehta të ajrit të shoqëruara me pak vranësira dhe kthjellime dominuese.

Sipas IHMK, edhe përgjatë vijës bregdetare pritet të mbajë mot i nxehtë me temperatura tipike verore. Temperaturat më të ulëta do të lëvizin ndërmjet 17-23 gradë Celsius, derisa maksimalet e ditës nga 31-38 gradë celsius. Shtypja atmosferike do të pësojë ulje ditën e mërkurë andaj ditët në vijim do të ketë edhe ulje të lehta të temperaturave maksimale. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/temperaturat-deri-ne-35-grade-celsius/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala