Temperatura të volitshme për mbjelljet pranverore

Autori:Avdyl Pajaziti

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës , javën e ardhshme në vendin tonë do të mbajë moti ngrohtë por jo stabil me reshje të herë pas hershme shiu dhe shkarkim rrufesh.

Vendi ynë gjatë kësaj jave do të jetë nën ndikimin e fronteve të ngrohta të ajrit.

Këto fronte të cilat e kanë burimin nga ana jugperëndimore e Kontinentit do të jenë prezentë mbi vendin tonë deri ditën e mërkurë, ku më tej do të ketë vranësira të dendura të cilat do ti takojnë shtresës së ulët dhe të mesme të troposferës. Vranësirat për shkak të temperaturave të larta dhe shkallës së lartë të avullimeve , do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh ( ditën e enjte).

Temperaturat minimale dhe maksimale nga dita e hënë e deri të mërkurën do të lëvizin ndërmjet 7C deri 10C celsius, kurse maksimalet e ditës gjatë kësaj periudhe, do të lëvizin ndërmjet 28C deri 31C. Nga dita e enjte e deri të dielën , temperatura minimale do të lëviz ndërmjet 4C deri 7C celsius, kurse ,maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 18C deri 22C celsius. Të dielën vende-vende ka mundësi për riga të izoluara të shiut. Në gjysmën e parë të javës do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s, kurse në pjesën e dytë të javës do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-11m/s.
Pra, një javë me temperatura të volitshme dhe me kushte të favorshme për të mbjellurat pranverore.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/temperatura-te-volitshme-per-mbjelljet-pranverore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala