Temperatura të larta edhe gjatë kësaj jave

Ky institut njofton se masat e ngrohta të ajrit të cilat burimin e kanë nga veriu i kontinentit do të jenë prezent edhe për disa ditë të ardhshme. Në këto kushte do të mbaj mot me diell dhe kthjellime.
”Nga pasditja e së premtes pritet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat kanë mundësi që vende-vende të sjellin riga lokale shiu, me ç’rast edhe temperaturat maksimale do të pësojnë ulje të lehta, kurse era nga dita e shtune e tutje do ta mbajë drejtimin e veriut dhe verilindjes”.
“Dita e 8 korrikut ishte dita më e ngrohtë, gati si këto ditë që po mbajnë edhe tani. Sasia mesatare e reshjeve deri sot është diku 8mm ( 8litër për metër katrorë), derisa kjo sasi në qershor ishte 65mm (liter/m katror)” thuhet në një njoftim të IHK-së.
Sipas tyre në bazë të parashikimeve numerike mot me temperatura afersisht të ngjashme do të vazhdoj të mbajë edhe për të paktën dhjetë ditë të ardhshme, por do të ketë edhe erëra të cilat do të krijojnë kushte për freski dhe riga të dobëta shiu.