Telekomi serb hynë në Kosovë

Autori:Gazeta Fjala

Sot në Bruksel është arritur marrëveshja për telekomin në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe ajo pritet të nënshkruhet nesër.

Sipas televizionit shtetëror serb, B92, me këtë marrëveshje Serbia do të ketë kompaninë e saj që do të operojë në Kosovë, ndërkaq Austria do të aplikoj për kodin telefonik të Kosovës.

Takimi në nivel kryeministrash në mes Kosovës dhe Serbisë po vazhdon ende në Bruksel, dhe në këtë takim priten marrëveshjet edhe për Asociacionin e Komunave serbe, barrikadat në Veri dhe energjetikën./Gazeta Fjala/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/telekomi-serb-hyne-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala