Telefoni më i shitur në botë nuk është iPhone

Autori:Avdyl Pajaziti

Kohët e fundit Apple zbuloi se ka arritur të shesë mbi 13 milionë iPhone 6s gjatë fundjavës së parë pas lansimit.

Kjo patjetër se është një shifër mbresëlënëse sidomos kur dihet se kompania amerikane e theu rekordin e saj në krahasim me shifrat e vitit të kaluar.

Megjithatë duket se pavarësisht të gjitha arritjeve të Apple, ata nuk janë askund afër suksesit që ka pasur Nokia 1100.

Sipas shifrave të fundit, Nokia 1100 është ende telefoni më i shitur në botë deri më sot.

Ky model i telefonit thuhet se ka arritur të shitet në 250 milionë njësi që nga lansimi i tij në vitin 2003, duke e vënë atë në të njëjtin nivel me pasardhësin e tij Nokia 1110 i cili u lirua 2 vjet më vonë.

Kjo është veçanërisht mbresëlënëse kur dihet se pas kaq shumë kohësh ka telefona shumë më të mirë që ende nuk kanë arritur për ta rrëzuar Nokia 1100 nga pozicioni i saj, si telefoni më i shitur në botë deri më sot.

Prodhimi i këtij modeli të telefonit nga Nokia ishte ndërprerë në vitin 2009, por sipas raporteve, shitjet e tij kanë ndodhur edhe më pas për shuma të turpshme të parave.

Me sa duket hakerat kanë zbuluar se ata mund të riprogramojnë disa njësi të këtij telefoni dhe ta përdorin atë për qëllime mashtruese.

Dhe në fund, pyetja për ju është – a keni pasur ndonjëherë një Nokia 1100?

telefoni-m-euml-i-shitur-n-euml-bot-euml-nuk-euml-sht-euml-iphone_hd

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/telefoni-me-i-shitur-ne-bote-nuk-eshte-iphone/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala