Telefoni i vjedhur i gazetares gjindet në Presidencë

Kontrolli në imtësi për të hyrë në Kuvendin e Kosovës, për pak sa nuk i kushtoi “shtrenjtë” një gazetares e cila kishte shkuar ta ndiçte seancën solemne të Kuvendit për presidentin austriak, Heinz Fischer.
Gazetarja e portalit Infodirekt.tv, në hyrje të objektit të Kuvendit ishte kontrolluar imtësisht nga sigurimi por për shkak të detektorit i cili sinjalizonte dicka tek ajo, një pjesëtare e sigurimit kishte vendosur ta dërgonte në zyrën e tyre për t’i bërë edhe një kotrollë sigurie.
Pas kësaj, gazetarja është kthyer tek hyrja për të marr gjërat, mirëpo aty nuk ishte edhe telefoni saj.
Me këtë rast është kërkuar nga sigurimi i Kuvendit qasja në kamerat e sigurisë, por sipas tyre ajo pjesë nuk vëzhgohej nga kamerat dhe ka hequr përgjegjësinë nga ky rast.
Madje kishin thënë se nuk mund të jenë vigjilent ndaj gjërave të cilat ndalen gjatë kontrollit, pasi që ka një numër të madh të tyre.
Pas disa thirrjeve, një zyrtare e ka hapur telefonin dhe ka treguar se telefoni i gazetares gjëndet në një zyre të presidencës.
Se si ka mbaruar telefoni i gazetares tek ato zyre, nuk dihet, se a është ndonjë gabim apo vjedhje këtë e din vetëm personi i cili ka poseduar për ca orë telefonin e saj. /Infodirekt.tv/