Telefonat ju shkaktojnë rrudha në lëkurë

Autori:Avdyl Pajaziti

Telefonat mund t’ju prishin bukurinë. Përdorimi i vazhdueshëm i tyre, për shkak të lakimit konstant të kokës ka pasojë formimin e rrudhave të padëshiruara në zonën e qafës.

Për këtë fakt, gjithnjë e më shumë njerëz po “vrapojnë” pas të ashtuquajturës “tech neck” (teknologjia e qafës), trendit të fundit kozmetik, i cili ka për qëllim të zbehë rrudhat e qafës dhe t’i kthejë lëkurës tonalitetin e dikurshëm. “Duke jetuar në një epokë teknologjike, ku pothuajse 100 për qind e pacientëve posedojnë një smartphon, një iPad, një kompjuter ose një laptop, kemi vënë re një rritje të ndërhyrjeve ‘tech neck’”, ka shpjeguar mjekja Preema Ving.

“Mbajtja ulur vazhdimisht e qafës gjatë ditës, shpesh për periudha të gjata kohe, mund të çojë në një plakje të parakohshme të qafës. Për më tepër, përdorimi i përditshëm i një kompjuteri, na detyron që të ulim kokën dhe për këtë fakt shumohen edhe rrudhat në qafë.” Nëse pjesa e parë e trupit më e ekspozuar ndaj rrudhave ishte e ashtuquajtura “zona T”, tashmë ekspertët flasin edhe për “zonën Y”, ose për pjesën e poshtme të fytyrës, qafën dhe dekoltenë.

Ky problem estetik prek veçanërisht personat e një moshe mes 18 dhe 39 vjeç, të cilët posedojnë mesatarisht tri pajisje teknologjike (telefona, laptop, kompjuter etj.), me të cilët ata ndërveprojnë rreth 150 herë në ditë. “Ne ofrojmë një zgjidhje të relaksimit muskulor, i cili është në gjendje të qetësojë përkohësisht lëkurën e qafës dhe të dekoltesë, por edhe të çlirojë tensionet e muskujve”, ka thënë specialistja.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/telefonat-ju-shkaktojne-rrudha-ne-lekure/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala