Telefona dhe drogë në burgjet e Kosovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Në qendrat e paraburgimit dhe në qendrat korrektuese të Kosovës vazhdon të bëhet kontrabandim me telefona mobilë dhe narkotikë. Këtë e pranon për “Zërin” vetë drejtori i Burgjeve të Kosovës, Emrush Thaçi.
Ndalja e kontrabandës dhe korrupsionit nëpër qendrat korrektuese dhe ato të paraburgimit në Kosovë, vazhdon të mbesin sfidë për institucionet e drejtësisë, tash e 15 vite pas përfundimit të luftës. Kjo lloj kontrabande, ka kaluar në dukuri nëpër të gjitha qendrat e vendit, për të cilën e pranojnë edhe vetë zyrtarët e drejtësisë.

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Emrush Thaçi, në një bisedë për gazetën “Zëri” e pranon se problem edhe më tej mbetet kontrabanda nëpër burgje dhe sidomos futja ilegale e telefonave mobilë, si dhe e substancave narkotike.

“Jemi të shqetësuar me nivelin e kontrabandës në burgje dhe jemi të fokusuar në luftimin e dukurive negative ku hyjnë edhe keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe korrupsioni”, ka thënë Emrush Thaçi.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/telefona-dhe-droge-ne-burgjet-e-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala