Teknologjia Informative shtyllë e zhvillimit ekonomik

Autori:Zekirja Shabani

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, gjatë qëndrimit në kompaninë teleekomunikuese IPKO ka thënë se teknologjia informative, shtyllë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik.

Stavileci tha se drejtimi strategjik të cilin po e ndjek Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka për qëllim kryesor rritjen ekonomike e cila do ta ndryshojë ritmin e ekonomisë kosovare, duke kontribuar në zhdukjen e varfërisë, papunësisë dhe krijimin e mundësive të reja që gjenerojnë punësim, por edhe zhvillim të sektorëve të rinj në ekonomi që ndikojnë në punësim, por edhe nxisin konkurrueshmëri me tregjet rajonale.

Ai është njohur nga afër me të arriturat dhe sfidat e kësja kompanie në Kosovë.

Drejtori i kompanisë IPKO, Robert Erzin ka pohuar se IPKO ka rol dhe ndikim të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës, sepse përveç 270 milionë eurove të investuara në Kosovë dhe qindra vendeve të punës që ajo ka krijuar, kompania telekomunikuese të gjitha fitimet e saj i ka rikthyer në vend, për krijimin e infrastrukturës moderne e cila mundëson edhe zhvillimin e sektorit privat.

Erzin ka prezantuar edhe shkallën e lartë të depërtimit dhe përdorimit të internetit në Kosovë, si dhe ka prezantuar edhe infrastrukturën e rrjetit mobil IPKO, duke thënë se brenda javëve në vazhdim IPKO do të jetë në gjitha qendrat e Kosovës me rrjetin 4G, krahas zgjerimit të mëtutjeshëm të infrastrukturës së përgjithshme.

Ai ka shpallosur se një ndër sfidat kryesore me të cilat përballet IPKO në tregun kosovar janë mungesa e resurseve frekuencore në telefoninë mobile, ku u kërkua trajtim i barabartë për të gjithë operatorët mobil në Kosovë, operatorët ilegal të televizionit kabllor, operatorët legal por me përmbajtje ilegale, mos-respektimi i të drejtave të autorit, si dhe mangësitë në procesin e digjitalizimit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/teknologjia-informative-shtylle-e-zhvillimit-ekonomik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala