Teknologji për kultivimin e trangujve

Autori:Avdyl Pajaziti

Pleherimi i trangullit varet nga kerkesat e bimes dhe pjelloria e tokes. Trangulli ne kundershtim me domaten dhe bostanoret e tjera ka zhvillim shume te shpejte ne 30 ditet e para ndersa sistemi rrenjor ne 15 ditet e para pas mbjelljes arrin 50-60 cm gjatesi.
Vjelja fillon 30-45 dite pas trapjantimit nderkohe qe ne domate fillon 70-90 dite pas trapjantimit. Duke marre parasysh dhe rentimentet shume te larta te trangullit per njesi kohe ne lidhje me domaten (20-25 por edhe 30 ton trangull/dynim) duket qarte rendesia e madhe qe merr pleherimi i trangullit.
Fermeret duhet te njohin dhe reagimin e mire qe ka trangulli ne pleherimin organik keshtu qe nuk duhet te konsiderohet i tepruar pleherimi me 10 ton/dynim pleh organik, sidomos kur lenda organike ne toke eshte nen 2%. Po keshtu kujdes duhet treguar ne pleherimin me magnez dhe ne tokat bazike me hekur.

TRANGULLI I SERES

Pleherimi qe do te zbatohet varet nga nevojat e bimes dhe rezultatet e analizave te tokes. Kur azoti ne toke eshte nen 50 mg/1 kg toke dhe lenda organike 2-3% duhet te hidhen gjate kultivimit 40-60 kg azot/dynim.
Kur fosfori ne toke eshte 20-25 mg/1 kg toke (met Olsen) duhet te jipen me pleherimin 15-20 kg fosfor.
Kur kaliumi ne toke eshte 150-200 mg/1 kg toke duhet te jipen nepermjet pleherimit 30-35 k2O/dynim, ndersa kur permbajtja e kaliumit ne toke eshte me e vogel (50-100 mg/1 kg toke- tokat ranore) shtohet analogjikisht pleherimi potasik dhe mund te arrije deri ne 80-90 kg K2O/dynim.
Magnezi zakonisht jipet me pleherimin baze ne sasi 15-20 kg MgO/dynim.

Duke i permbledhur keto qe thame ne 1 dynim sere me trangull duhet te jipen:

  • N: 60 kg
  • P2O5: 20 kg
  • K2O: 30-90 kg
  • MgO: 15-20 kg

Ne pleherimin baze hidhen:

  • 10 ton/dynim pleh organik
  • 2/3 e fosforit d.m.th. 10-13 kg/dynim P2O5
  • 7,5-10 kg/dynim K2O
  • gjithe sasia e magnezit

Per t,i mbuluar me sukses nevojat e pleherimit baze mund te perdorim plehun kokrizor 12-12-17+2Mg+TE ne dozen 100 kg/dynim. Pleherimi siperfaqesor fillon tre jave  pas trapjantimit kur fillojne te shfaqen frutat e para, nepermjet sistemit te vaditjes, ne analogji  1:0,2:1 duke llogaritur qe cdo 15 dite te hidhen: 7 kg N/dynim, 1,5 kg P2O5/dynim dhe 7,5 –10 kg K2O5/dynim. P.sh. n.q.s. pleherojme cdo 3 dite mund te hedhim:

  • 4 kg Nitrat ammoni
  • 0,75 kg pleh fosforik me 40% P2O5 (ose 1,5 kg pleh fosforik me 20% P2O5)
  • 3-3.5 kg/dynim Nitrat kaliumi.

Plehu kristalor qe mbulon plotesisht keto nevoja eshte best 24-8-24+TE i cili mund te perdoret gjate gjithe fazes se vegjetacionit ne dozen 3-5 kg/dynim nepermjet vaditjes cdo 3-4 dite, duke filluar me dozen e vogel dhe duke rritur gradualisht dozen me rritjen e bimeve dhe sasise se ujit qe perdoret per vaditje.

Ne varesi te fazes se zhvillimit te bimeve, tipit te tokave, menyres se vaditjes etj. mund te perdoren dhe plehrat kristalore BEST20-20-20+TE he BEST 29-10-10+3MgO+TE.

Thithja e elementeve ushqyese nuk varet vetem nga sasite e pleherave qe hidhen por edhe nga kushtet tokesore, sistemi ujor- ajror, poroziteti, struktura e tokes, ngjeshja, menyra e punimit, drenazhimi etj. Per te permiresuar te gjithe faktoret tokesore qe ndikojne ne zhvillimin e bimeve, ne zhvillimin e sistemit rrenjor dhe ne thithjen e elementeve ushqyese rezultate te shkelqyera jep perdorimi i plehrave organike ne forme te lengshme (acide humike) nepermjet ujitjes. Konkretisht mund te perdoret plehrat  e lengshme LEONARD HUMIC,humical,ormat,humotonic etj ne dozat 1-3 lit/dynim ne intervale qe varen nga madhesia e problemit 3-5 here gjate nje periudhe vegjetacioni.

Mungesa e hekurit vihet re ne tokat e rrenda qe mbajne uje, ne tokat alkalike dhe ne tokat me permbajtje te ulet ne lende organike. Perballohet duke hedhur hekur ne formen EDDHA (ultraferro) nepermjet sistemit te vaditjes ne intervale te shpeshta sic u theksua per domaten. Forma EDDHA nuk duhet te perdoret ne pleherime gjethore. Ne rastin e mesiperm perdoret forme DTPA 6.5% ne sasi 140-150 gr/100 litra uje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/teknologji-per-kultivimin-e-trangujve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala