Tek dera e Jasharajve

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga bashkë me kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi kanë vënë lule tek varrrezat e Jasharajve në Kompleksin Memorial në Prekaz, me rastin e shtatëvjetorit të pavarësisë së vendit.
Sikur edhe vitin e kaluar, ajo ka bërë homazhe vetëm tek varrezat ndërsa nuk është pritur nga familja Jashari.

“Kemi ardhur sot këtu, në ditën e shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, që, së bashku me kryeministrin, t’i shprehim nderimin tonë institucional dhe njerëzor për të gjithë veprimtarinë, për të gjithë kontributin dhe sakrificën që kanë dhënë të gjithë këta luftëtarë, veprimtarë dhe atdhetarë, për lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë, që ne sot të jemi një vend i lirë, që të jemi një shtet i pavarur, një shtet demokratik, një shtet sovran, i cili ka një perspektivë të qartë drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike”.

Para Prekazit, Jahjaga e Mustafa kanë bërë homazhe me rastin shtatë vjetorit të pavarësisë edhe tek varri i ish-Presidentit, Ibrahim Rugova.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tek-dera-e-jasharajve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala