Tejkalon shpejtësinë, gjobitet me 54 mijë euro

Autori:Avdyl Pajaziti

Milioneri Reima Kuisla është gjobitur me 54 mijë e 24 euro për tejkalim të shpejtësisë në Finlandë.

Ngjarja ndodhi në fund të muajit shkurt pasi ai u kap nga policia teksa voziste me shpejtësi 103 kilometra në orë në rrugën që shpejtësinë maksimale të lejuar e kishte 80 km/orë.

Pasi që ligji në Finlandë e parasheh që dënimet të shkojnë proporcionalisht me të ardhurat e shoferit dhe Kuisla ka të ardhura vjetore prej 6.5 milionë eurosh atij fatura e dënimit i arriti në 54 mijë euro.

“Është e pamundur për disa njerëz që kanë të ardhura të larta dhe janë të pasur të jetojnë në Finlandë. Unë po mendoj të largohem nga vendi”, ka shkruar milioneri në Facebook.

Edhe pse kjo është shifër shumë e madhe për një tiketë dënimi në Finlandë, ajo nuk është më e larta. Në vitin 2002 shefi i Nokias pasi kishte thyer rregullat ishte dënuar me 116 mijë euro.

20150309205055600

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/tejkalon-shpejtesine-gjobitet-me-54-mije-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala