Teatri Kombëtar shndërrohet në prone private të Jeton dhe Blerta Nezirajt

Autori:Avdyl Pajaziti

Teatri Kombëtar shndërrohet në prone private të Jeton dhe Blerta Nezirajt

Jeton Neziraj, që është emëruar javë me parë nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit si anëtar i Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar, po sillet sikur ky institucione të jetë privat i tij.

Dërrasat e skenës së këtij institucioni nacional po janë të gatshme vetëm për të. Prej se ai ka ardhur në krye të Këshillit Drejtues të TKK-së, d.m.th pak muaj, i ka vënë në skenë dy drama të tij, e që pa kurrfarë rastësie me regji nga bashkëshortja e tij, Blerta Neziraj.
Para disa ditëve, disa herë u shfaq ‘“Fluturimi mbi teatrin e Kosovës”. E veç pak ditë më pas do të vije shfaqja tjetër, një dramë e Jeton Nezirajt dhe regji të gruas së tij, Blerta Neziraj “Lufta në kohën e dashurisë”.

Neziraj, përveç që po e shfrytëzon Teatrin Kombëtar për krijimtari të vet, ai edhe po përfiton fonde nga buxheti i ministrisë. Këtë vit ai ka marrë 5 mijë euro subvencione. /ORAinfo/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/teatri-kombetar-shnderrohet-ne-prone-private-te-jeton-dhe-blerta-nezirajt/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala