Të vetëshpallurit imamë kërcënojnë gjyqtaren: Do të vijë radha edhe ty!

Autori:Gazeta Fjala

Seanca e radhës ndaj të vetëshpallurve imamë, që akuzohen nga drejtësia shqiptare për terrorizëm dhe rekrutues për llogari të ISIS-it në Siri dhe Irak, është shoqëruar me tensione dhe debate të ashpra mes të pandehurve, prokurorit të çështjes dhe trupës së gjyqtarëve.

Gjithçka ka nisur me refuzimin e të pandehurit Bujar Hysa të avokatëve të caktuar nga lista kryesisht prej gjykatës.

I pandehuri Hysa ka replikuar ashpër me prokurorin e çështjes, ndërkohë që nuk kanë munguar as kërcënimet e tij në adresë të kryesueses së trupës së gjyqtarëve.

“Do të vijë radha edhe ty”, i është drejtuar gjykatëses së çështjes ai.

Pas këtij momenti, gjykata vendosi nxjerrjen jashtë të të pandehurit Hysa dhe shtyrjen e seancës.

Edhe seanca e mëhershme, e mbajtur në muajin shtator, dështoi për shkak të tensioneve në sallë.  Të vetëshpallurit imamë akuzohen për terrorizëm. Ata vepronin jashtë Komunitetit Mysliman Shqiptar në atë që njihet si xhamia e Unazës së Re./TCH

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/te-veteshpallurit-imame-kercenojne-gjyqtaren-do-te-vije-radha-edhe-ty/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala