Të vdekurit ia lëshojnë udhën Bechtel&Enkës

Autori:Zekirja Shabani

Autostrada e re në drejtim të Shkupit do të ndërtohet mbi varreza. Saktësisht segmenti C2 dhe C3 i Autostradës R6 do të kenë trasenë mbi varrezat e 40 të vdekurve.

Ministria e Transportit ka vendosur që të mos e ndryshoj trasenë e autostradës do të zhvarros të vdekurit dhe t’i rivarros ata në varreza të reja, shkruan lajmi.net.

Për këtë ka ndarë edhe një shumë mjetesh dhe ka kërkuar kompani që do të kryej punën e dislokimit të këtyre 40 varrezave të identifikuara.

“Dislokimi i varrezave nga traseja e Autostradës R6,segmenti C2 dhe C3 në sasi prej 40 varreza të identifikuara”, thuhet në përshkrimin e kontratës që do të ofrojë Ministria e Infrastrukturës.

Për këtë shërbim të dislokimit të varrezat nga vendi ku është paraparë të ndërtohet autostrada e re, ministria ka parashikuar të shpenzojë 60 mijë euro.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/te-vdekurit-ia-leshojne-udhen-bechtelenkes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala