Të varur nga importi

Autori:Avdyl Pajaziti

Biznesi në Kosovë vazhdon të orientojë veprimtarinë e zhvillimit të vet afarist drejt tregtisë, duke “anashkaluar” industrinë prodhuese.

Kjo nënkupton se vendi do të vazhdojë të varet nga importi, madje edhe për produktet e përditshme të konsumatorëve. Se sektori i tregtisë është më atraktiv për bizneset, tregojnë edhe statistikat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas kësaj Agjencie, rezulton se varësisht sektorëve ekonomikë, numri më i madh i ndërmarrjeve i takon tregtisë me mbi 16 mijë ndërmarrje, kurse industria përpunuese rezulton me afër 4000 mijë ndërmarrje, pasuar nga sektori i shërbimeve me ushqim, ndërtimtari dhe të tjera.

Të dhënat nga tregtia e jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për muajin mars 2015 prej 171.8 milionë euro krahasuar me deficitin prej 179.3 milionë euro me periudhën e njëjtë të vitit 2014. Eksporti mbulon importin 13.3 për qind.

Eksporti i mallrave në muajin mars 2015 kishte vlerën 26.3 milionë euro, ndërsa importi 198.1 milionë euro, është një rritje prej (13.9 për qind) për eksport si dhe rënie prej (-2.1 për qind) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/te-varur-nga-importi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala