Të shtëna në masë në SHBA, të paktën 16 të plagosur (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Të paktën 16 persona u qëlluan në New Orleans, Louisiana, kur persona të armatosur hapën zjarr mbi një turmë prej qindra njerëzish që ishin mbledhur në një park lojërash për të filmuar një video.

Mediat lokale e përshkruajnë skenën si kaotike, me të plagosur në terren dhe ambulanca që vinin e shkonin me shpejtësi, transmeton lajmi.net.
Të paktën 10 prej viktimave të lënduara nga të shtënat janë hospitalizuar në Qendrën Mjekësore të Universitetit, njofton kanali televiziv lokal WWLTV.

Gazetarët nga vendi i ngjarjes thanë se turma përbëhej nga rreth 500 njerëz, ku kishte shumë fëmijë dhe adoleshentë.

Asnjë fëmijë thuhet se nuk u plagosë, por një numër i adolentëve është dërguar në spital.

Raportet kontradiktore që citojnë dëshmitarë thonë se mund të kenë qenë të paktën dy persona që kishin filluar të shtinin me armë drejt turmës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/te-shtena-ne-mase-ne-shba-te-pakten-16-te-plagosur-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala