Të sëmurëve me kancer nuk po i’u gjenden ilaqe në QKUK

Autori:Avdyl Pajaziti

Pacientët e sëmurë me kancer që i nënshtrohen kemioterapisë, ka një muaj që po përballen me mungesë më të theksuar të barnave esenciale për këtë terapi në Institutin Onkologjik të QKUK-së.

Përderisa një pjesë e tyre po ia dalin të blejnë terapinë nga xhepi i tyre, një numër pacientësh janë të detyruar të prishin rendin e protokollit të trajtimit si pasojë e pamundësisë financiare për të siguruar këtë terapi “shumë të shtrenjtë”.

Mungesa e barnave që kryesisht janë citostatikë, konfirmohet edhe nga vetë doktorët e këtij instituti, sipas të cilëve gjatë janarit kanë pasur në dispozicion vetëm një të tretën e tyre bazuar në listën esenciale.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/te-semureve-me-kancer-nuk-po-iu-gjenden-ilaqe-ne-qkuk/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala