Të rinj kosovarë marrin kontrata pune për në Dubai

Autori:Gazeta Fjala

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook njoftimin se një kompani arabe ka shpërndarë kontrata pune për disa të rinj nga Kosova.

“Para pak ditësh, së bashku me ‘Europe Agency’, që operon në Kosovë dhe Shqipëri, shpërndamë kontratat e punës për disa të rinj, që do të fillojnë punën në Emiratet e Bashkuara Arabe, përkatësisht në Dubai”, shkruan Abrashi.

Kjo iniciativë, sipas Abrashi, e filluar këtë vit, paraqet një mundësi për nxënien dhe avancimin e shkathtësive profesionale për këta të rinj, në sektorë si arsimi, menaxhmenti, hoteleria, shërbime të transporti, etj.

“Mundësitë janë të mëdha dhe ne duhet të hapemi dhe integrohemi në tregun evropian e global ekonomik, të punës dhe të shërbimeve. Nisur nga kjo, edhe në të ardhmen, do të bashkëpunojmë me të gjitha agjencionet vendore dhe tjera, që ndërmjetësojnë në punësim, në mënyrë që të krijojmë mundësi më të shumta për të rinjtë e Kosovës”, ka përfunduar Abrashi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/te-rinj-kosovare-marrin-kontrata-pune-per-ne-dubai/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala