Të riatdhesuarit duan të migrojnë sërish

Autori:Gazeta Fjala

Shumë familje të riatdhesuara kosovare po emigrojnë përsëri ilegalisht në vendet e Bashkimit Evropian.

Rreth 120 mijë kosovarë kanë emigruar ilegalisht drejt vendeve të Bashkimit Evropian në dy vitet e fundit.
Ata po refuzojnë të qëndrojnë në Kosovë, për shkak të kushteve të vështira ekonomike dhe mungesës së vendeve të punës.

“Po të më jepet mundësia sërish e marrë atë rrugë dhe iku prej këtu”, thotë Luljeta Aliu, nëna e tre fëmijëve bashkë me të cilët edhe bashkëshorti është kthyer më 18 gusht në Kosovë, prej Gjermanisë.

Shteti gjerman ia ka refuzuar kësaj familjeje leje qëndrimin me përgjigjen se në Kosovë gjendja është stabile dhe nuk ka krizë për të mos jetuar.

Por, Luljeta thotë se kriza sa po shkon e thellohet.

Madje, sipas saj, janë të kthyerit nga vendet e BE-së ata që tash në Kosovë po jetojnë në varfëri edhe më të madhe sesa që ishin kur braktisën vendin.

Rreth 120 mijë kosovarë kanë emigruar ilegalisht drejt vendeve të Bashkimit Evropian në dy vitet e fundit, numër ky i cili është i barabartë me numrin e banorëve që kanë bashkërisht dy komuna të Kosovës, Gjilani dhe Kamenica.

Sipas statistikave të fundit të regjistrimit të popullsisë në Kosovë, komuna e Gjilanit i ka mbi 87 mijë banorë, ndërsa ajo e Kamenicës mbi 33 mijë.

Vala më e madhe e emigrimit ka ndodhur gjatë dhjetë muajve të fundit, përkatësisht nga shtatori i vitit 2014 deri në qershor 2015, me ç’rast, sipas statistikave të EUROSTAT, në vendet e BE-së kanë kërkuar azil rreth 90 mijë kosovarë.

Në tremujorin e dytë të vitit 2015, azilkërkuesit nga Kosova për nga numri prijnë në Francë dhe në Luksemburg, kurse në Gjermani janë në vendin e tretë, pas azilkërkuesve nga Siria dhe nga Shqipëria

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/te-riatdhedhesuarit-duan-te-migrojne-serish/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala