Të presësh në rend për të zënë një vend në bibliotekë

Autori:Gazeta Fjala

Flakron Rexhepaj, student në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike shkon në bibliotekë në ora 06:00 për ta zënë një vend për të studiuar  edhe pse ajo nuk hapet deri në ora 7:00. Njëjtë veprojnë edhe 150 kolegë të tjerë të Flakronit, sepse vetëm kështu ata mund të sigurojnë një vend për të mësuar.

Kjo pasi që Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka mungesë të sallave të mësimit, dhe nuk mund t`i përmbush nevojat numrit të madh të studentëve.

Në Fakultetin Teknik ku funksionojnë tri fakultete, ai Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës si dhe Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, biblioteka e dedikuar për studentët nuk i përmbush as 20 për qind të kërkesave të tyre.

Si rrjedhojë e mungesës së një bibliotekë me të madhe këta studentët duhet të tregohen shumë të shkathët për të zënë një karrige për të mësuar.

“Në momentin e hapjes se derës në mëngjes nga ana e sigurimit studentët fillojnë të shtyhen njeri me tjetrin se kush po hynë i pari, ai i cili është me afër derës se fakultetit ka mundësi më të mëdha për të zënë vend”, thotë Flakroni.12243862_10207162160120032_1417397515_n

Por nëse shkon më vonë zgjidhja e vetme, sipas tij është të ulësh në karrigen e dikujt që e ka liruar vendin për ligjërata ose ndonjë arsye tjetër.

“Dhe të shpresosh që mos të kthehet për një kohë të gjatë që studimi yt të zgjasë më shumë”, tha ai.

Ndërkaq këshilli i studentëve të këtyre fakulteteve kanë bërë kërkesë në dekanat për rritjen e kapacitetit të bibliotekës , këtë e konfirmon  Dokleat Kollari nga Këshilli i Studentëve.

“Ne çdoherë e kemi ngrite si shqetësim tonin ne takime qe kishim me dekanët e tri njësive akademike te cilët e shfrytëzojmë te njëjtin objekt,ku edhe kemi marre premtime se do te ndërmerret diçka ne këtë drejtim, mirëpo qe deri me sot ende asnjë veprim konkret nuk kemi pare” tha ai.

kerkesa

Me probleme të ngjashme po përballen edhe studentët e departamenteve tjera të Universiteti të Prishtinës.

Flora Ruqi studion në Fakultetin e Kimisë, ajo thotë së përveç numrit të madh të studentëve që ka Kimia, në bibliotekën vinë edhe studentë tjerë duke shkaktuar tollovi.

“Sikur të mos mjaftonte numri i madh i studentëve të Kimisë këtu vinë edhe nga fakultetet tjera duke filluar nga Biologjia, Ekonomiku madje edhe nga Tekniku dhe Mjekësia dhe si rrjedhojë ka raste që ne mbesim jashtë bibliotekës në mungesë të vendeve”, tha ajo.

“Kjo gjë nuk është aspak në rregull, duhet të kujdesen personat përgjegjës që një gjë e tillë të mos ndodhë, secili studentë të mësoj në fakultet të vetin, ata thonë që nuk kanë vend por kjo gjë neve nuk duhet të na interesoj, dikush tjetër duhet të kujdeset për këtë “ ka thënë Flora.

As biblioteka e Fakultetit Ekonomik nuk përmbush kërkesat e mëdha që kanë studentët e saj.

Liridon Sahiti, studentë në Fakultetin Ekonomik thotë së meqenëse nuk po bëhet zgjidhje nga personat përkatës për të zgjeruar bibliotekën është mirë që studentët të vetëdijesohen dhe të mundohen të krijojnë rend dhe rregull brenda kushteve që ju ofrohen.

“Është e vërtetë që hapësira është e pamjaftueshme duke e pasur parasysh numrin e madh të studentëve, mirëpo si zgjidhje e përkohshme do ishte që studentët të mos i “rezervojnë” vendet gjë që e bëjnë zakonisht duke i lërë çantat dhe librat, por në momentin që largohen t`i marrin gjërat me veti dhe koleget e tyre të ulen aty”, tha Sahiti. / Gazeta Fjala/

2

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/te-presesh-ne-rend-per-te-zene-nje-vend-ne-biblioteke/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala