Të premten Kuvendi diskuton për Gjykatën Speciale

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se të enjten, respektivisht të premten do të mbahen dy seanca plenare të Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, derisa të enjten do të diskutohet për disa pika të rendit të ditës, në seancën e së premtes do të diskutohet për amendamentet për dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale.

Duke i komentuar deklaratat e opozitës, Veseli ka thënë se deputetët janë në një moment ku duhet të pozicionohen “në mes emocioneve dhe arsyes”.

Ai ka vlerësuar se mbi të gjitha është me rëndësi që Kosova ta ruaj partneritetin me miqtë ndërkombëtarë. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/te-premten-kuvendi-diskuton-per-gjykaten-speciale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala