Të nxehtit i dërgon në emergjencë mbi 200 persona

Drejtor i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare, Basri Lenjani ka deklaruar se gjatë fundjavës janë paraqitur 370 raste ku 60 për qind e tyre kërkuan ndihmë mjekësore për shkak të temperaturave të larta
Përmes mediave Lenjani i ka këshilluar pacientët me sëmundje kronike dhe të moshuarit që të mos ekspozohen në diell nga ora 11.00 deri ne orën 17:00.
Ndërsa ka apeluar tek pacientët që në rast se vërejnë ndonjë përkeqësim të gjendjes shëndetësore të paraqiten në qendrën më të afërt mjekësore.