Të miturat, cak i ISIS-it

Autori:Avdyl Pajaziti

Dy vajza nga fshati Terpezë (Viti) të moshës 14-vjeçare, kanë shpëtuar në momentin e fundit, pa rënë në duart e rrjetit të ekstremistëve të ISIS-it.Më 28 mars 2015, Qëndresa Zejnullahu dhe Altina Salihu, të dyja ende pa i mbushur 15 vjet, ishin nisur për t’iu bashkuar grupeve të ISIS-it në Siri.

Pa dokumente me vete, ato kishin zgjedhur rrugën ilegale të kalimit të kufirit përmes Maqedonisë.

Dy vajzat e mitura, në momentet kur po tentonin të kalonin kufirin ilegalisht, janë zënë nga Policia e Kosovës.

Altina mbush 15 vjet, më 30 mvaj, kurse Qëndresa më 4 qershor, të dyja kanë lindur në vitin 2000, dhe vijojnë klasën e nëntë, në shkollën fillore v“Hysen Terpeza”, në fshatin Terpezë (Viti).

Shoqe të fëmijërisë, pa dijeninë e familjeve dhe të askujt tjetër vendosin të marrin rrugën drejt Sirisë më 28 mars 2015. Kjo ngjarje kishte shokuar gjithë banorët e fshatit. Nuk u desh shumë kohë për t’u përhapur lajmi, fshati ka rreth 2200 banorë./Zeri/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/te-miturat-cak-i-isis-it/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala