Të martën nënshkruhet kontrata 409-milionëshe për Brezovicën

Autori:Avdyl Pajaziti

Qeveria e Kosovës dhe konsorciumi francez “MDP Consulting – Compagnie des Alpes” të martën pritet të nënshkruajnë kontratën për ndërtimin e resorit të Brezovicës, shkruan sot Koha Ditore.

Nënshkrimi i kontratës është mundësuar pas vendimit të Komitetit Drejtues Ndërministror (KDNM) të Projektit për Zhvillimin e Qendrës Turistike (PZHQTB) të Brezovicës, në të cilin është konstatuar se janë plotësuar të gjitha parakushtet dhe kushtet për të proceduar me nënshkrimin e kontratës 409-milionëshe.

Kontrata pritet të nënshkruhet nga konsorciumi “MDP Consulting – Compagnie des Alpes”, përkatësisht kompania që është regjistruar në Kosovë nga konsorciumi “Brezovica Resort LLC”, dhe Qeveria e Kosovës.

Kontrata nuk do të hyjë në fuqi të plotë për një periudhë prej 6 muajsh, gjatë së cilës konsorciumi francez, në bazë të kërkesës për propozim dhe kontratës, duhet të dorëzojë dokumentet shtesë, si: përmbylljet financiare, planin e vlerësimit mjedisor, etj.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/te-marten-nenshkruhet-kontrata-409-milioneshe-per-brezovicen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala