Të martën në ora 17:00 varrosen i Dëshmorët e Kumanovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Dëshmorët e kombit të rënë në Kumanovë, Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella, Arben Rexhaj, do të prehen në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Prishtinë, të martën në ora 17:00.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, ka thënë për KosovaPress se të martën nga ora 14:00 deri në 15:30, do të bëhen homazhe në ndërtesën e Pallatit të Rinisë, ndërsa në orën 15:30, do të mbahet një mbledhje komemorative, për të vazhduar te varrezat e dëshmorëve në orën 17:00.

Ndërkohë, Këshilli Organizativ i Gjakovës, në nderim të dëshmorëve të rënë në Betejën e Kumanovës, Mirsad Ndreca dhe Xhafer Zymberi do të mbajnë nesër homazhe duke filluar nga ora 10:30, në Pallatin të Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, pastaj në ora 11:30 do të bëhet nisja për në Prishtinë në mënyrën e organizuar, ku dhe do bëhet varrimi në ora 17:00 në varrezat e dëshmorëve.

Ndryshe, Beg Rizaj, i cili u vra në konfliktin e fundit në Kumanovë të Maqedonisë u varroset dje në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan të Deçanit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/te-marten-ne-ora-1700-varrosen-i-deshmoret-e-kumanoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala