Të marten “bashkohet” Mitrovica

Autori:Zekirja Shabani

Në takimin që do mbahet javën e ardhshme në Bruksel, Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës, do të nënshruaj marrëveshjen që i hapë rrugë qarkullimit të lirë qytetarëve në të dyja anët e Ibrit.

Ai ka konfirmuar për Gazetën Fjala, se të martën do ta nënshkruaj marrëveshjen për largimin e barrikadave në Mitrovicë, e me theks të veçantë për “Parkun e Paqes” mbi lumin Ibër.

“Të martën zhbllokohet Mitrovica. Unë vetë do ta nënshkruaj” ka thënë Bahtiri.

Në takimin që do mbahet në Bruksel, përveç marrëveshjes për largimin e barrikdave, Kosova dhe Serbia pritet të merren vesh për kodin telefonik, Asociacionin e Komunave Serbe dhe për Energjinë.

Takimi teknik do të mbahet me 24 gusht, dhe marrëveshjet pritet të nënshkruhen ditën e nesërme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/te-marte-bashkohet-mitrovica/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala