Të lodhur nga pushimi i shtetit

Zyrtarët e shtetit e kanë tepruar me pushim. Kështu vlerësojnë qytetarët të cilët thonë se festat në Kosovë janë bërë të tepërta. Ato përveç që po i irritojnë qytetarët e Kosovës, po ua pamundësojnë kryerjen e shërbimeve në sektor të ndryshëm publik. Në arsim, administratë publike, e institucione tjera, gjithçka është në pushim.
Në kalendarin e festave zyrtare të Republikës së Kosovës shfaqen hiq më pak se 11 festa zyrtare. E ato shumëfishohen në raste të ndryshme. E në raste kur ndonjëra prej festave zyrtare i bie në një ditë pushimi (të shtunën apo të djelen), ajo zëvendësohet në një ditë tjetër pune.
Për këtë qytetarët e Kosovës shprehen të pakënaqur.
Profesori i gjuhës Frenge Naim Ibrahimi thotë se ky pushim për nxënësit, ashtu është edhe për profesorët shtë shumë i dëmshëm.
“Pushimi ju bën dëm të dy palëve, si nxënësve edhe profesorëve. Duhet që të punojmë më shumë e mos të pushojmë pasi që nxënësit po jesin pa mësim”, thotë ai.
Edhe Arian Haxhiu student i gjuhës gjermane në Universitetin e Prishtinës ka shprehur pa knaqësinë e tij për këtë pushim të stërzgjatur.
“Këto festa po ndikojnë për të keq tek ne, po na pengon në mesim pasi që po pauzojmë shpesh si shkak i këtyre festave” u shpreh ai për Gazetën Fjala.
Edhe më shumë kosovarët po i irriton festimi i ditës së Evropës.
Historiani Cen Desku tha se kosovarët nuk kanë aasnjë arsye të festojnë këtë ditë, aq më pak kur Kosova është e pranuar në Evropë.
“Kjo festë është vetëm e Rusisë” shtoi ai përderisa tha se këto festa janë bërë të tepërta.
Atë dhë shumë të tjerë po i pengon fakti ditët e festave po zëvendësohen me ato të punës.
“Nuk ka askund nëbotë që të zëvendësohet festa përveq në Kosovë. Kjo nuk është normale”, u shpreh një pensionist përderisa shtoj se kjo duhet të rregullohet sa më parë me ligj e mos të ndodhin gjëra të tilla.
E derisa të gjithë zyrtarët e shtetit pushojnë, në sketorin privat punohet. Madje ditët e pushimit shfrytëzohen për të kryer punë në objektet publike.
Tek dera e Fakultetit Të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës shkruante “Festë nuk punohet” por ky shkrim nuk vlente edhe për punëtorët privat të cilët ishin duke renovuar pajmen e Fakultetit të Filologjisë.
Tek ta nuk vërehej ndonjë dallim as në intensitetin e punës.
“Ne duhet të punojmë, ata lart të pushojnë”- u shpreh njëri prej punëtorëve në kushte anonimiteti.
Sipaas tij, pushimi në ditë festash duhet të vlej ër të gjith njësoj dhe të mos diskriminohen punëtorët e sektorit privat.