Të jetosh në një shtëpi lundruese

Autori:Avdyl Pajaziti

Giancarlo Zema, një arkitekt italian ka ndërtuar një shtëpi me një sistem panelesh diellore pro-mjedisit të cilën e ka quajtur Foleja Ujore 100.

Shtëpia është një vendbanim lundrues, e ndërtuar me material 98% të riciklueshëm dhe është ndërtuar për të qëndruar në ujëra të qeta.

fl1

Në pjesën e sipërme të ndërtesës, ka 60mOn të sipërfaqes të mbuluar me fotovoltaike që janë në gjëndje të prodhojnë 4 kWp. Pjesët e ballkonit, dritaret e mëdhaja dhe trupi janë ndërtuar nga zam i ricikluar, dru i petëzuar sëbashku me një mbështjellëse alumini të ricikluar.

Brënda ndërtesës 1000 m2, që ka një gjerësi prej 12 m dhe lartësi prej 4 m, ndodhet një hapësirë për relaksim e mirëmbajtur që “ka një sistem të sofistikuar natyral mikro-ventilimi dhe ajri të kondicionuar.”

fl3

Falë këtij sistemi kaq të sofistikuar ventilimi dhe ajri të kondicionuar, banesa klasifikohet si një vendbanim me një konsumim (harxhim) të ulët.

fl4

Një fakt tjetër mjaft interesant; nëse nuk dëshiron ta përdorësh këtë hapësirë për të jetuar mund të shndërrohet gjithashtu në një zyrë, lokal, restorant, dyqan ose galeri.

fl5

Një ambjent mjaft i këndshëm. Kemi edhe një foto, nga jashtë shtëpisë në mbrëmje.

fl6

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/te-jetosh-ne-nje-shtepi-lundruese/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala