Të jetosh në një pallat-xhungël (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Në Paris gjendet një pallat që është i mbushur me 380 vazo me lule, të shpërndara në të gjitha katet e tij. Kulla e Luleve, një godinë 10-katëshe, ka një sistem ujitjeje të instaluar brenda strukturës së saj, që i mban lulet e bambusë të freskëta edhe gjatë verës.

Ideuesi i këtij pallati, Edouard François ka thënë se qëllimi i tij ishte që t’i jepte banorëve ndjesinë e fjetjes në pemë.

Ky pallat është ndërtuar në vitin 2004 dhe ka kushtuar plot 4 milionë euro.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/te-jetosh-ne-nje-pallat-xhungel-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala