Të jesh artist e të punosh berber që të sigurosh mbijetesën (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Në Kosovë pakkush prej artistëve arrin të krijojë mirëqenie me profesionin e tij. Shumica e artistëve duhet të ushtrojnë punë të tjera, që të arrijnë të mbijetojnë.

Pavarësisht prapavijave të tyre artistike, Rudina Xhaferi, 37, Muhamad Arifi, 29, dhe Blerta Kosova, 21, nuk kanë asgjë të përbashkët.

Ata i përfaqësojnë 3 gjenerata të ndryshme dhe disiplina artistike të ndryshme.

Xhaferi është e njohur për performancat e saja artistike, Arifi është një aktor që ka fituar çmime të ndryshme, ndërsa Kosova është një këngëtare dhe njëherëshit edhe DJ.

Por, një gjë e kanë të përbashkët, si shumë artistë tjerë në Kosovë ata nuk mund të jetojnë me të ardhurat e arteve të tyre prandaj janë të detyruar të bëjnë edhe punë tjera, raporton lajmi.net.

Xhaferi tani punon si dizajner në kanalin televiziv RTK, Arifi punon berber, ndërsa Kosova është kameriere në kafenenë e famshme të Prishtinës, Dit’ e Nat’.

Ligjet e reje për sponzorizimin e arteve moderne është dashur të miratohen këtë Shtator por sesionet parlamentare janë ndërprerë dhe legjislatura është shtyrë, pasi që opozita kishte hedhë gaz lotsjellës në kuvend për 3 herë radhazi.

Shumë artistë dhe organizatorë të ngjarjeve kulturore nga skena e pavarur thonë se nuk e dinë se kjo legjislaturë e re e sponzorizimit çka do të sjellë, pasi që ata nuk janë konsultuar nga parlamenti.

Ministria e Kulturës nuk i është përgjigjur pyetjeve së BIRN-it rreth legjislaturës së re.

Forumi Kulturor në Kosovë, është një projekt kombëtar i mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Në një studim të vitit 2011, është zbuluar se vetëm 0.36% e të gjithë buxhetit shtetëror është e ndarë për sektorin e kulturës dhe trashëgimisë.

Me fjalë të tjera, vetëm gjatë vitit 2011, çdo qytetar i ka jap vetëm 6.3 euro për arte dhe kulturë përmes taksave të tyre.

Pos mungesës së fondeve, problemi tjetër me të cilin ballafaqohen artistët është edhe mos transparenca e shpërndarjes së granteve.

P.sh., në vitin 2015, disa projekte kanë marrë grante më të mëdha ndërsa disa të tjera i kanë marrë vetëm çerekun e buxhetit të vitit të kaluar.

Disa nga organizimet që kanë pësuar rritje të fondeve në vitin 2015 janë: festivali Hasi Jehon (2,500 euro), festivali Anibar (5,000 euro), konventa letrare e Agim Devës (6000 euro), ndërsa festivali i famshëm i filmave DokuFest ka marrë ndihmë prej 25,000 eurove.

Sidoqoftë, disa ngjarje tjera të mirënjohura kanë pësuar rënie dramatike të buxhetit.

Prishtina’s Pri Film Fest ka pësuar rënie dhe këtë vit është mbështetur me vetëm 5,000 euro.

Njejtë edhe Skena Up e cila në vitin e kaluar e kishte buxhetin prej 15,000, këtë vit është zbritur në vetëm 4,000.

“Ministra e Kulturës gjithmonë ka qenë e pa suksesshme me menaxhimin e granteve”, thotë Dardan Selimaj, organizator i Dam Festit, festival muzikor i cili ka promovuar muzikantët e rinj për 10 vitet e fundit.

Ai e kritikon mungesën e një strategjie se si të mbështesim dhe promovojmë artistët e pavarur në Kosovë.

Selimaj thotë se Ministria e Kulturës nuk ka jap sqarim rreth asaj se pse mbështetja financiare është zvogëluar për 50% këtë vit.

Por përderisa qeveria i vonon reformat legale dhe implementimin e një strategjie afatgjate, artistët e pavarur janë të detyruar që të bëjnë edhe punë të tjera, e kjo vetëm për mbijetesë.

Shumë artistë thonë se ata luftojnë për mbijetesë personale por edhe për ta mbajtur skenën e artit Kosovar të gjallë.

Xhaferi ka filluar të organizoj performanca live dhe fashion shows qysh në moshën 18 vjeçare.

Që nga atëherë ajo ka qenë pjesëmarrëse në shumë ekzibicione kolektive në Indi, Slloveni, Suedi, Austri, Çeki, Sllovaki, Itali, Holandë, Gjermani, Greqi, Turqi, Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë.

Pavarësisht suksesit dhe punës së saj, këmbëngulësisë dhe dedikimit, ajo në vitin 2003 është ballafaquar me një sfidë ku duhej të zgjidhte mes asaj që ajo e donte por që do të ndikonte në të ardhurat e saj, apo të punonte një punë e cila do ti sillte stabilitet familjes së saj.

Arifi, aktori i cili vjen nga Gjilani, është ballafaquar me të njëjtën sfidë në vitin 2005.

Pavarësisht performancave të tij të shumta në shfaqje dhe televizione të ndryshme, ai nuk mund të mbijetonte me të ardhurat që ato i kishin sjellë.

Për 10 vitet e fundit ai e ka kombinuar aktrimit me profesionin e berberit në Prishtinë.

Në janar të vitit 2015, ai e ka marrë çmimin e aktorit më të mirë për performancën e tij në shfaqjen teatrale Trangullat.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/te-jesh-artist-e-te-punosh-berber-qe-te-sigurosh-mbijetesen-foto-see-more-at-httplajmi-nette-jesh-artist-e-te-punosh-berber-qe-te-sigurosh-mbijetesen-fotosthash-li6mqd9a-dpuf/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala