Të interesuarit për prodhimin e energjisë diellore kanë shumë vështirësi

Autori:Avdyl Pajaziti

Pavarësisht kërkesave të BE-së që Kosova të prodhojë sa më shumë energji të pastër, të interesuarit për këtë formë të energjisë po hasin në probleme të vazhdueshme, raporton KTV.

Avdullah Bajra nga fshati Bujnov i Kamenicës ka muaj që planifikon të investojë në prodhimin e energjisë nga dielli, por se realizimi po del të jetë i vështirë. KEDS-i nuk po i jep licencë për kyçje në rrjetin energjetik.

Ka dhjetë vjet, prej kur Avdullah Bajra kishe vendosur të investojë më shumë se 2 milionë euro në një fabrikë të ujit.

Qysh nga viti 2005, kur edhe e themeloi fabrikën “Kika” , Bajra tregon se me të e mban familjen e tij, por edhe të rreth 20 punëtorëve sa ka fabrika, transmeton Koha.net.

Mirëpo jo gjithçka është e lehtë për të.

Bajra tregon se së fundi problemet me tensionin e energjisë elektrike po janë të papërballueshme për të.

Thotë se si zgjidhje për këtë të ketë menduar të fillojë prodhimin e energjisë nga dielli.

Por, Bajra thotë të ketë hasur probleme edhe në këtë drejtim.

Ndërkohë, zyrtarë të KEDS-it kanë konfirmuar se Bajra ka aplikuar për aprovim energjetik.

Megjithatë, zëdhënësi, Viktor Buzhala nëpërmjet një përgjigjeje elektronike ka thënë se KEDS-i ka bërë të gjitha përgatitjet, por që sipas tij, kompania që nga muaji maj nuk ka shkuar për ta marrë aprovimin.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/te-interesuarit-per-prodhimin-e-energjise-diellore-kane-shume-veshtiresi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala