Të hënën votohet Gjykata Speciale

Autori:Zekirja Shabani

Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës kanë vendosur që të hënën të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të shqyrtohet riprocedimi i amendamenteve kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Kjo seancë do të fillojë në orën 10:00.

Në momentin që ka nisur të votohet rendi i ditës për Specialen, shefat e grupeve parlamentare të VV-së, AAK-së dhe Nismës kanë lëshuar sallën

Vendimi për riprocedimin e amendamentit kushtetues i cili i hapë rrugën krijimit të Gjykatës Speciale është kundërshtuar fuqishëm nga partitë opozitare, duke e quajtur jodemokratike.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/te-henen-votohet-gjykata-speciale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala