Të hënën shpallet konkursi për rektor të UP-së

Autori:Gazeta Fjala

Zgjedhjet për organet e reja drejtues në Universitetin e Prishtinës (UP), kanë hyrë në fazën përfundimtare. Pas zgjedhjes së dekanëve në njësitë akademike të UP-së, dhe zgjedhjes së senatorëve, të enjten është formuar edhe Komisioni nga Senati i ri i cili do të verifikojë mandatet e 14 kandidatëve të cilët kanë konkurruar që të jenë pjesë e këtij këshilli.

Kurse, Senati sot do të votojë për 5 profesorët që do të zgjidhen anëtarë të Këshillit nga 14 kandidatët që janë në garë.
Ndërsa, 4 anëtarë tjerë për Këshill Drejtues propozohen nga Ministria e Arsimit, e cila deri më tani nuk i ka dërguar emrat e kandidatëve.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në UP, Marjan Dema ka thënë se të hënën është dita e fundit kur Këshilli duhet të mblidhet për të zgjedhur organet e veta dhe për të hapur konkursin për rektor

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/te-henen-shpallet-konkursi-per-rektor-te-up-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala