Të hënën, më 2 nëntor seanca e radhës

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka bërë të ditur se seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës mbahet të hënën, më 2 nëntor.

Ajo pritet të filloj në orën 10:00, raporton lajmi.net.

Kështu ka deklaruar ai pas mbledhjes së kryesisë, e ndër të tjera tha se Presidenti i Austrisë nuk do t’i drejtohet Kuvendit për shkak të situatës.

Po ashtu, sipas tij, edhe komisionari Hahn ka shprehur dëshirën që në muajin e ardhshëm t’i drejtohet seancës, por nuk e dinë se s do të mundet.

“Puna e Kuvendit do të jetë e pandalshëm”, tha ai.

I pyetur për masat për të zhvilluar seancën, ka thënë se kryesia do të marr vendim në bazë të rregullores dhe se këtë duhet ta respektojë të gjithë.

“Dikush duhet të marrë përgjegjësi institucionale për ato veprime që kanë ndodhë. Deputetët kanë kërkuar nga shefat e grupeve parlamentare që të mos dërgohen në seanca ku nuk ka kushte. Nuk ka as gaz lotsjellës e as shishe e as bombola që më ndalin në rrugën për të kryer përgjegjësitë e mia”, tha Veseli./ lajmi.net

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/te-henen-me-2-nentor-seanca-e-radhes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala