Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit

Autori:Gazeta Fjala

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, e ka përcaktuar ditën e hënë për të mbajtur mbledhjen e radhës.

Funksionimi dhe puna e kuvendit është bllokuar nga treshja opozitare – Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, duke mos lejuar që asnjë seancë e sesionit vjeshtor të mos zhvillohet.

Krejt kjo për shkak të mospajtimeve të thella me vendimet e qeverisë, për të nënshkruar Marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë dhe marrëveshjen me Malin e Zi për përcaktimin e demarkacionit të ri shtetëror.

Me gjasë, gjatë kësaj mbledhjeje, kryesia e Kuvendit do të vendosë për seancën e ardhshme parlamentare.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/te-henen-mblidhet-kryesia-e-kuvendit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala